Internews Kosova

Internews Kosova është një Organizatë Jo-Qeveritare, e themeluar në vitin 1999 dhe është anëtare e rrjetit ndërkombëtar të organizatave të ngjashme Internews International.

Synimi primar i Internews Kosovës është përkrahja e shoqërisë civile dhe zhvillimi i medieve të pavarura dhe profesionale në Kosovë.

Që nga viti 2005 Internews Kosova bashkëpunon me Rrjetin Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në prodhimin e programeve televizive “Jeta në Kosovë” dhe “Drejtësia në Kosovë” të cilat kanë arritur të ndiqen prej një numri të madh të shikuesve.

Deri më tani, Internews Kosova me sukses ka drejtuar një numër të konsiderueshëm të trajnimeve në gazetari, media menaxhment, teknikë të radios, njohuri për përdorimin e kompjuterit, përdorim të Internetit e po ashtu ka siguruar këshillime të vazhdueshme për një numër të madh të radiostacioneve kosovare. Pjesëmarrësit tanë kanë qenë studentët e Universitetit të Prishtinës, profesionalistë të medieve dhe fillestarë.

Deri më tani, Internews Kosova ka trajnuar:

  • më shumë se 260 media profesionistë prej të cilëve 90 gazetarë ta radio stacioneve të minoriteteve
  • më shumë se 160 gazetarë
  • më shumë se 40 menaxherë të medieve
  • më shumë se 60 radio teknikë
  • më shumë se 300 studentë të Universitetit të Prishtinës në kompjuterë dhe Internet

Internews Kosova ka prodhuar më shumë se 20 orë të programeve të ndryshme për radio, PSA, radio drama, intervista, etj, duke mbuluar audiencë prej diku rreth 1,500,000 dëgjueseve në Kosovë

 

Internews Kosova

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend