Foto: Ilustrim

Institucionet e Shëndetësisë në Drenas Ngrohen me Qymyr

Komuna e Drenasit paraqet një paradoks lidhur me ndotjen e ajrin dhe mbrojtjen nga ai.

Insitucionet mjekësore që janë të parapara të bëjnë trajtimin e pacientëve që mund të kenë probleme shëndetësore për shkak të ndotjes së ajrit, në një masë i ‘kontribuojnë’ vetë këtij problemi.

Në KALLXO.com është raportuar lidhur me një Qendër të Mjekësisë Familjare në Drenas që nga oxhaku lëshon tym të zi.

Mirëpo, Bekim Dobra, Zëdhënësi i Komunës së Drenasit ka treguar për KALLXO.com se në fakt të gjitha institucionet e shëndetësisë në këtë komunë ngrohen me një sistem të kombinuar që përfshin qymyrin dhe drurin.

“QKMF qendrore është me thëngjill edhe dru, pesë QMF  janë të kombinuara me dru dhe thëngjill, 7 ambulanca po ashtu”, tha Dobra .

Shtëpia e Shëndetit, Drenas