Drejtësia në veri - Foto: KALLXO.com

Institucionet e Drejtësisë Nuk e Dinë Ku Janë Vulat e Ish-Gjykatave Paralele

Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin për polemikat e krijuara rreth Marrëveshjes për Drejtësinë të arritur në Bruksel më datën 10 shkurt 2015.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po beson se kjo Marrëveshje është një e mirë që i ka ndodhur Kosovës.

“Ato gjykata po shpërbëhen, tashmë janë shpërbë dhe nuk ekzistojnë. Ata njerëz, ata gjyqtarë që janë integruar në përputhje të plotë të një procesi që ka qenë i bazuar në ligjet e Kosovës ashtu qysh janë bërë pjesë e sistemit të drejtësisë gjyqtarët shqiptarë ashtu janë bërë edhe gjyqtarët serbë”, tha Tahiri.

Edhe Shkëlzen Maliqi nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovë thotë se vulat dhe vendimet janë në një fazë tjetër.

“Ajo është në një fazë tjetër. Këshilli Gjyqësor ka përgatitur edhe një plan dhe me vonë fillon edhe bartja e lëndëve, rasteve. Këshilli me siguri ka me themelu edhe grupe punuese, komisione të ndryshme, por në një fazë të mëvonshme e jo tani”, tha Maliqi.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” intervistoi kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq, i cili dha detaje rreth asaj se deri ku kanë shkuar me funksionalizimin e kësaj gjykate.