Instagrami Rrjeti Social më i Rrezikshëm për Shëndetin e të Rinjve

Të rinjtë janë frekuentuesit më të shpeshtë të rrjeteve sociale, por ata nuk janë në dijeni për rrezikun që sjell një gjë e tillë për shëndetin e tyre mendor.

Një kërkim i fundit i shoqatës bamirëse britanike Royal Society for Public Health tregon se Instagrami është rrjeti social më i rrezikshëm për shëndetin e të rinjve.

Pasojat janë të shumta si ankthi, pagjumësia, depresioni. Shtatë përdorues në dhjetë në Instagram do të kishin vështirësi me imazhin e trupit të tyre dhe kjo shkakton ankth.

Në vend të tretë, është SnapChat. Në studim janë intervistuar 1500 të rinj, të moshës 14-24 vjeç, për të gjetur një lidhje mes shfaqjes së problemeve mendore dhe rrjeteve shoqërore.

Objekt i këtij studimi, përveç Instagram e SnapChat, ishin edhe Facebook e Twitter. Sipas rezultateve të studimit, e vetmja platformë që nuk mori vlerësim negativ ishte YouTube./21 Media