Komuna e Prishtinës - Foto: Atdhe Mulla

INPO Mat Kënaqshmërinë e Qytetarëve me Shërbimet Publike

Organizata Iniciativa për Progres (INPO) sot ka publikuar raportin “Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë”.

Qytetarët e komunës së Prishtinës sipas raportit janë më së shumti të kënaqur me furnizimin me ujë (91,09 për qind), ndriçim publik (81,51 për qind) dhe shërbimet administrative (76.97 për qind).

Ndërsa, më të pakënaqur janë me mungesën e parkingjeve (81.51 për qind), të trotuareve (58.48 për qind) dhe hapësirave gjelbëruese (49.51 për qind).

Hulumtimi ka qenë sasior dhe ka pasur margjinë gabimi prej 1.4%.

Sipas raportit të kësaj organizate mesatarja e kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet komunale është 58.37% ndërsa ajo e pakënaqshmërisë është 34.23%.

Gjatë këtij hulumtimi janë anketuar 595 qytetarë.