Iniciohet Ndryshimi i Ligjit për Veteranët

Në mbledhjen e qeverisë së zhvilluar sot u miratua koncept dokumenti për rregullimin e fushës së pensioneve për veteranë dhe kategori tjera të luftës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tha se ky koncept dokument mundëson ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Veteranët.

“Duke marrë parasysh planifikimin e buxhetit 2017 dhe konsultimet e shumta me veteranët dhe invalidët, konsiderojmë se është i nevojshëm plotësimi dhe ndryshimi i këtij ligji,” tha Abrashi.

Ai më tutje foli përgjithësisht se çfarë synohet të ndryshohet në Ligjin për Veteranët

“Janë  të nevojshme ndryshimet në politika dhe legjislacionin aktual. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes miratimit të këtij koncepti krijon mundësi që pagesat e pensioneve të mbulohen nga buxheti i Kosovës,” tha Abrashi.

Abrashi tha se plotësim-ndryshimet janë sugjeruar nga vendas dhe ndërkombëtarë.

“Akterët e ndryshëm relevantë, vendor dhe ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, gjithashtu janë të mendimit dhe kanë sugjeruar se janë të nevojshme ndryshimet në politikat dhe legjislacionin aktual edhe duke propozuar politika konkrete lidhur me të drejtat dhe përfitimet  dhe benificionet tjera për veteranët luftëtarë,” tha Abrashi.

Aktualisht në listën e pensioneve të veteranëve janë 28 mijë e 31 ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Qeveria në tetor nga rezervat shtetërore ndau 1.6 milionë euro për pagesën e  pensioneve të shtatorit.

http://kallxo.com/mbi-1-6-milion-euro-per-veteranet-e-vertete/

Kur Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit dhe Veteranit te UÇK doli me listat e këtyre kategorive në qershor, Mustafa tha se këto lista i tejkaluan të gjitha parashikimet.

http://kallxo.com/kosova-e-46-mije-veteraneve/