Kadri Veseli |Foto: Facebook

Iniciativa për Shfuqizimin e Speciales Pret Mendim nga Qeveria

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dërguar për mendin në qeveri iniciativën e 43 deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli njoftoi lidhur me vendimet e marra në mbledhjen e kryesisë.

“Kemi filluar sesionin pranveror. Do të kemi vazhdim të seancës me datën 25 janar, kemi disa pika për vazhdim të seancës pastaj janë edhe 18 pika që do të jenë në seacën e re”, tha Veseli.

Veseli po ashtu komentoi largimin nga mbledhja e Kryesisë të Shefit të  Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sapo është hapur diskutimi për çështjen e shfuqizimit të Speciales.

Veseli tha se kjo është tashmë çështje procedural.

“Iniciativa për shfuqizim është dërguar për mendim të qeverisë, nuk ka pasur nevojë askush të dalë nga mbledhja, është çështje procedurale.”, tha Veseli.

Ideja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale erdhi më 22 dhjetor të vitit të kaluar kur 43 deputetë nënshkruan kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme. Që nga atëherë, kryesia e Kuvendit ka dështuar dy herë që ta vendosë këtë pikë në rend të ditës për shkak të mungesës së kuorumit në kryesi.

LIVEKryesia e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 22 janvier 2018