Votimet për balotazhin 2017 - Foto: Atdhe Mulla

Incidenti i Parë në Istog

Në mesditë është shënuar edhe incidenti i parë në procesin zgjedhor në komunën e Istogut.

Një person është duke u intervistuar nga Policia nën dyshimet për shkaktim të problemeve gjatë procesit zgjedhor.

“Një person në shkollën “Haxhi Zeka” në Istog është thirrur për intervistim nga Policia në bazë të një informacioni të marrë”, ka thënë shkurt zëdhënësi i Prokurorisë se Pejës, Ersan Qavolli.

Menaxheri i qendrës “Haxhi Zeka” Ibrahim Bytyçi tha se personi është arrestuar në oborr të shkollës dhe se ai nuk di më shumë lidhur me shoqërimin e tij në polici.