Ilustrim

Importet Milionëshe nga Kina dhe India

Të dhënat e publikuara nga Agjencioni i Statistikave tregojnë për rritjen e importeve nga Republika Popullore e Kinës dhe nga India.

Sipas të dhënave importi nga vendet e Azisë është rritur nga 18.5 milion sa ishte në shkurt ë 2017-tës në 21.9 milion në fund të shkurtit 2018-të.

Të dhënat tregojnë se Kina dominon importin me 19.7 milion e ndjekur nga India me 1.4milion euro. Importit prej 21.9 milion euro Kosova i është kundërpërgjigjur me një eksport prej 166 mijë euro në drejtim të Kinës dhe eksport prej 3.3 milion euro në drejtim të Indisë.