Ilir Deda, deputet. Foto: Facebook

Ilir Deda, PAN-it: Qysh me iu Besu...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Ilir Deda, tha sot se procesi konsultativ për konstituimin e Kuvendit nuk duhet të zgjasë deri në pafundësi.

Duke folur në takimin konsultativ, Deda shfaqi dyshime për seriozitetin e koalicionit PDK-AAK-NISMA me afatet e shtyra për mbajtjen e vazhdimit të seancës konstituive.

“Qysh me iu besu që vini më 24 gusht?… Ne kemi mujt me ja ba si Vetëvendosje dhe hiq mos me ardh, po nuk po dojmë me mbetë të bllokuar në bazë të praktikave të këqija të legjislaturës së 5-të. Kjo situatë nuk po na bën nder askujt prej nesh dhe po e acron popullatën sepse ata nuk po i shohin përfaqësuesit e vet të aftë për t’i kryer obligimet minimale”, tha Deda.

“Procesi konsultativ s’do të thotë që ne të vijmë dhe t’i dëgjojmë dëshirat e juaja.