Deputeti i Alternativës, Ilir Deda

Ilir Deda: Kemi Ardhur në Finale

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, tha se shpreson që pas një debati në Kuvend, të miratohet marrëveshja për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Deda, duke folur para gazetarëve në pritje të fillimit të seancës, u shpreh se kjo është “finalja” e një procesi të zgjatur rreth marrëveshjes e cila është nënshkruar në gusht të vitit 2015.

“Dua të ju the se asgjë dramatike nuk është duke ndodhë. Na kemi ardhë në finale, ndoshta një mësim që duhet me marrë partitë politike është që duhet të diskutojnë për çështje të mëdha. Kur nuk komunikojnë njerëzit mes vete, ka keqkuptime”, tha Deda.

“Seancë do të ketë sot, do të ketë edhe debat, shpresojmë që do të votohet demarkacioni”, tha ai.