ish-kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi – Foto: KALLXO.com

Ibrahimi: Lëndët e Paregjistruara, Pakujdesi Ekstreme

Ish-kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ka folur lidhur me skandalin në të cilin është përfshirë Gjykata e Drenasi, e cila në regjistrat e saj nuk i ka regjistruar mbi 20 mijë lëndë të kundërvajtjeve.

Në intervistën për emisionin “Drejtësia në Kosovë“, Ibrahimi ka deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i informuar nga mbikëqyrësi dhe ndihmësadministratori i Gjykatës për lëndët e paregjistruara.

NDËRLIDHUR

Më tej, Hamdi Ibrahimi tha se mosregjistrimi i 20 mijë lëndëve në Gjykatë është një pakujdesi ekstreme.

Reagimi i Ibrahimit erdhi pasi emisioni “Drejtësia në Kosovë” publikoi këtë skandal.

Siç treguan të gjeturat në terren, në Gjykatën e Drenasit mbi 10 mijë lëndë të vitit 2014 stafi përgjegjës i kësaj Gjykate nuk i ka regjistruar fare në regjistra.

Pasi janë lënë lëndët e vitit 2014 pa u regjistruar, përgjegjësit e Gjykatës kanë vazhduar me regjistrimin e lëndëve të vitit 2015.

Si rezultat i kësaj, mbi 10 mijë lëndë të kundërvajtjeve në këtë Gjykatë janë parashkruar pa u regjistruar, pasi ato lëndë janë lënë në harresë.

Kjo gjendje është toleruar edhe në vitin 2016. Sipas të gjeturave tona del se lëndët e vitit 2016 bashkë me ato të vitit 2014 janë regjistruar në vitin 2017.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë“ ku u publikua skandali në fjalë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

 

28 Maj 2017 - 21:23

Naim Krasniqi 28/05/2017 - 21:23
NDËRVEPRIMI0

Ibrahimi: Lëndët e Paregjistruara, Pakujdesi Ekstreme

by Naim Krasniqi
NA NDIQNI

Send this to a friend