Arkiv Revole e konfiskuar nga Policia e rajonit të Prishtinës - Foto: PK

Ia vjedhin pistoletën në veturë

Një qytetar ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur një pistoletë, të cilën e kishte me leje valide.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në Prishtinë në rr. “Vicianum”.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, është duke u hetuar nga njësitet policore.