Foto-ilustrim

Ia Vjedhin Arkën e Restorantit me 3.750 Euro në Të

Policia është duke e hetuar një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Fushë-Kosovë.

Një qytetar është ankuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda  restorantit dhe nga aty kanë vjedhur arkën, në të cilën kishte rreth 3.750 euro.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë dje rreth orës 4:15.