Monedha Euro - Foto: Wikimedia

Ia Grabisin 800 Euro në TAXI

Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një grabitje që ka ndodhur të premten në mbrëmje.

Sipas policisë, një person kishte raportuar se derisa ishte në TAXI, një i dyshuar në bashkëveprim me dy të tjerë e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kanë grabitur një shumë parash prej 800 euro.

Të njëjtit e kishin nxjerrë viktimën nga vetura dhe vetë ishin larguar në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në Shakovicë të Podujevës, më 7 tetor rreth orës 19:30.

Një prej të dyshuarve të këtij rasti është arrestuar dje dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.