Ilustrim

I Shpërthen Granata në Dorë, Vdes 42 Vjeçari në Hajvali

Një person ka vdekur pas një shpërthimi në Hajvali.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 14:45, ka marrë informacion se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie ka ndodhur një shpërthim ku ka mbetur i vdekur një 42 vjeçar me inicialet M. G.

Sipas policisë, vdekjen e 42 vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia ka njoftuar edhe se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat, të cilat kanë të bëjnë me këtë rast.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.