I Dehuri Sulmon Policët në Leposaviq

Një person, i cili me gjasë ishte nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, incidenti ka ndodhur të shtunën në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit.

Autor i sulmit ndaj zyrtarëve policorë është një shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka treguar nëse ndonjëri prej oficerëve të saj ka marrë ndonjë lëndim në këtë sulm.