Hysni Hoxha: Dënimi Është Absurd

Menjëherë pasi trupi gjykues kumtoi verdiktin, Hoxha që akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se gjatë gjykimit nuk ishte vërtetuar se ai e ka keqpërdorur detyrën.

“Ky vendim është një absurd i absurdeve. Me asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se kam keqpërdorur detyrën”, tha Hoxha.

Ai paralajmëroi se do të ankohet në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hoxha si kryetar i OShP-së, i tejkaloi kompetencat e tij ligjore ashtu që më 3 tetor 2014  dhe 9 tetor 2014 në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Rregulloren e Punës së OShP-së  me  konkluzionin se është “res judicata”, pa i shqyrtuar i ka refuzuar ankesat e disa operatorëve ekonomikë të datës 2 tetor 2014.

http://kallxo.com/denohet-hysni-hoxha/

Bëhet fjalë për ankesat e konzorciumeve “Caraglio SRL” dhe NTSh “Electra” të ushtruara kundër vendimit të autoritetit kontraktues KOSTT lidhur me aktivitetin e prokurimit “Instalimi i Grupeve Matëse në Kufirin në mes të KOSTT (KEK) OSSh,  edhe pse për këtë ankesë kompetent për vendosje sipas aktakuzës ishte paneli shqyrtues i OShP-së në përbërje prej 5 anëtarëve.

Lidhur me këtë aktivitet prokurimi fillimisht ishte raportuar në KALLXO.com, ndërsa   emisioni “Jeta në Kosovë”  kishte bërë një emision në tetor të vitit të kaluar ku të ftuar ishin drejtori i prokurimit në KEDS, Hysni Hoxha si kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe Lutfi Gashi përfaqësues i “Electra-s”.