Pamje nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes – Foto: KALLXO.com

Hyseni: Sadri Ramabaja po Persekutohet

Kryesuesi  i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur “persekutim”  arrestimin e ish-asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Sadri Ramabaja.

Ramabaja është arrestuar nën dyshimin për përgatitje të veprave terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Hyseni në fjalën e tij hyrëse në mbledhjen e 31 të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje tha se arrestimi i  ish-asamblistit të Vetëvendosjes është persekutim duke thënë se ai është i pafajshëm.

Ramabaja aktualisht është në paraburgim dhe i është pamundësuar pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Në rrjetin e tij social, “Facebook”,  Sadri Ramabaja kishte treguar se më 25 shtator ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës në cilësinë e të pandehurit dhe të dyshuarit për kryerjeve e dy veprave penale: Vrasje të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe Përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

http://kallxo.com/sadri-ramabaja-del-para-gjykates-prokuroria-kerkon-paraburgim/

Ramabaja ishte ndaluar nga Policia e Republikës së  Shqipërisë dhe ishte kthyer në Kosovës ku i ishte caktuar masa e paraburgimit.