Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Brendshme I Foto: Kallxo.com

Hyseni: Armët, Shqetësim Parësor i Policisë

Në pyetjen e deputetes Ganimete Musliu nëse Policia ka në plan ndonjë fushatë për konfiskimin e armëve pa leje që gjenden në duart e qytetarëve sidomos pas rasteve të vrasjeve të ditëve të fundit, ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, tha se me mbështetjen e miqve dhe institucioneve ndërkombëtare jemi duke zhvilluar një varg fushatash për kontrollin e armatimit pa leje.

“Fushatat nuk mungojnë dhe do të vazhdojnë“, tha ai.

“Vrasjet duhet të japin alarm për institucionet e sigurisë. Por, kjo nuk do të thotë se Policia nuk është duke e bërë punën e vet në baza ditore, sepse është shqetësim parësor i Policisë së Kosovës posedimi i armëve në masë kaq të madhe”, theksoi ministri.

Sipas statistikave të Policisë, në 7-mujorin e këtij viti ka rritje të numrit të vrasjeve në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/shume-vrasje-ne-7-muajt-e-pare-te-2016-es/