Foto: Ilustrim

Humb Jetën në Vet-Aksident nga Pakujdesia

Policia e Kosovës bëri të ditur se një person humbi jetën në aksident komunikacioni në Pozheran të Vitisë.

Sipas policia, aksidenti ka ndodhur dje në orën 5:15 të mëngjesit.

Sipas raportit policor, aksidenti ndodhi pasi dyshohet se vozitësi derisa po drejtonte veturën, nga pakujdesia e tij ka shkaktuar vet-aksident.

“Si pasojë e aksidentit, vozitësi nga lëndime ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport policor.