Humb Burri nga Hani i Elezit, Policia kërkon Ndihmë për ta Gjetur

Nazim Fanaj nga Hani i Elezit ka afro dy muaj që ka humbur dhe Policia e Ferizajt ka publikuar fotografinë e tij në kërkim të ndihmës për ta lokalizuar.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, Fanaj i lindur në Prizren i moshës 43 vjeqare për herë të fundit është parë duke dalë nga shtëpia e tij më 18 shtator të këtij viti.

“Me vendbanim Rr. Adem Jashari Hani Elezit, i cili me datë 18.09.2017 rreth orës 22:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi.”, njofton policia.

Në përshkrimin e detajuar nga komunikata, Fanaj është i gjatë   një metër e 80 centimetra, është rreth 67 kilogramë dhe ka flokë dhe sy të zinj.

Ata kanë bërë thirrje që në rast se ndokush nga qytetarët ka njohuri mbi vendodhjen e Fanajt të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia mobile 192 dhe telefonia fikse 92, apo 044/504-102 .