Enver Hoxhaj | Foto: KALLXO.com

Hoxhaj: Sot i Kryejmë Emrat për Ministra

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj deklaroi se PDK-ja sot do t’i cajkjtojë emrat për ministra.

Enver Hoxhaj, nënkryetari i PDK-së pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie tha se ky subjekt politik sot do t’i caktojë emrat për ministra.

NDËRLIDHUR

“Ne gjatë ditës së sotme i kryejmë emrat për poste qeveritare. Presim nga kryetari Veseli që të dalë me disa propozime”, tha Hoxhaj.

Ai megjithatë mohoi se në mbledhjen e  sotme të Kryesisë së PDK-së u diskutua për ministrat që pritet ta përfaqësojnë këtë parti në Qeverinë Haradinaj.

“Sot nuk ka pasë asnjë debat për asnjë emër, kem folë për profilet e  tyre, për prioritetet që duhet t’i ketë Qeveria e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Ai deklaroi se Kosova “është në një fazë kyçe të përmbylljes së shtetndërtimit”.

Hoxhaj nga gazetarët u pyet edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Haradinaj në një dalje të sotme për medie përsëriti se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr e Kullë.

Hoxhaj e cilësoi  komplekse këtë çështje.

“Kur situata është komplekse nuk është punë e jona me i kompliku edhe më tepër. Duhet me gjetë zgjidhje. Na jem këtu për me gjetë zgjidhje”, tha Hoxhaj.

Megjithatë, Hoxhaj deklaroi se në çështjen e demarkacionit Haradinaj do ta ketë mbështetjen e PDK-së.

“Kjo temë nuk është temë ndërshtetërore mes Kosovës e malit të Zi, ka qenë temë e politikës së brendshme. Çdo qasje që propozon kryeministri Haradinaj do ta ketë mbështetjen e PDK-së”, tha Hoxhaj.

Kur përfundoi seanca e djeshme konstitutive e Kuvendit të Kosovës u paralajmërua të shtunën mbledhja kur do të votohet Qeveria e Kosovës.

08 Shtator 2017 - 14:43

Bekim Muhaxheri 08/09/2017 - 14:43
NDËRVEPRIMI0

Hoxhaj: Sot i Kryejmë Emrat për Ministra

by Bekim Muhaxheri
NA NDIQNI

Send this to a friend