Enver Hoxhaj, Zëvendës Kryeministër. Foto: mfa-ks.net

Hoxhaj: Serbia, Propagandë Kundër Kosovës me Lajme të Rrejshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një koment në profilin e tij në Twitter, ka thënë se Serbia po bën propagandë kundër Kosovës me lajme të rrejshme në ditët kur shteti po përgatitet ta shënojë një dekadë të pavarësisë.

Sipas Hoxhajt, kjo po ndodh në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Serbia po e intensifikon agjendën propaganduese dhe sulmet ndaj Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë. Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet hibride rreth ndarjes territoriale dhe ndryshimit të kufijve janë pjesë e një fushate sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.