Enver Hoxhaj

Hoxhaj Reagon Ndaj 'Fushatës Agresive' të Serbisë Kundër Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj asaj që ai e ka quajtur “fushatë agresive” të Serbisë për të revokuar njohjet e Kosovës nga vendet e ndryshme të botës.

Në një postim në “Twitter”, Hoxhaj ka thënë se kjo fushatë dhe deklaratat publike kundër pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e BE-së në Sofje po e bëjnë të pamundur dialogun mes dy vendeve.

“Fushata agresive nga Serbia për të revokuar njohjet tona dhe duke folur publikisht kundër pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e BE në Sofje po e bëjnë të pamundur dialogun mes dy vendeve”, ka shkruar ai.

“Kosova do të veprojë proporcionalisht, sepse veprime të tilla janë kundër normalizimit të marrëdhënieve”, ka shtuar Enver Hoxhaj.

Ky reagim i zëvendëskryeministrit Hoxhaj ka ardhur pas njoftimit nga Beogradi se Burundi ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ky veprim e ka shtyrë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ta takojë ministrin e Jashtëm të Burundit, Alen Eme Njamitve, të cilin e ka falënderuar për vendimin rreth Kosovës.

http://kallxo.com/vuciq-falenderon-burundin-per-terheqjen-e-njohjes-se-kosoves/