Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Reagimet e Serbisë për Ivanoviqin, Kërcënim për Stabilitetin

Zv.Kryeministri i Kosovës , Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, si dhe ndaj reagimeve  të autoriteteve serbe lidhur me këtë ngjarje.

Në twitter, Hoxhaj vlerësoi se deklaratat e autoriteve serbe janë destruktive dhe të rrezikshme.

“Ndërkohë që motivet dhe akterët janë ende të panjohur, është shqetësuese të shohësh reagime të tilla impulsive dhe destruktive të autoriteteve serbe që kërcënojnë haptazi për të destabilizuar situatën dhe për të prishur procesin e normalizimit”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu, ngjashëm me liderët e tjerë të vendit ka dënuar vrasjen e Ivanoviqit duke bërë thirrje për kapjen e autorëve të krimit.

“Dënojmë fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviqit sot në Mitrovicën veriore. Agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë po hetojnë rastin me urgjencë të madhe. Për të shmangur manipulimin politik, aktorët përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi Hoxhaj.

 

KALLXO.com ka raportuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

http://kallxo.com/zyrtare-vdes-oliver-ivanoviq/