Enver Hoxhaj - Foto: Facebook

Hoxhaj: Priten Zhvillime Pozitive për Situatën Politike

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, deklaroi shkurtazi se së shpejti do të ketë zhvillime pozitive lidhur me formimin e institucioneve të reja.

Hoxhaj për RTV21 tha se koalicioni PAN është i vendosur që ta përmbyllë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Ndryshe, të enjten, skadon afati i kërkuar nga PDK, AAK e NISMA (PAN), për vazhdimin e seancës konstituive të ndërprerë më 24 gusht. /21Media