Enver Hoxhaj | Foto: KALLXO.com

Hoxhaj Paralajmëron ‘Ngrohje Globale’ në Dialog me Serbinë

Enver Hoxhaj ka reaguar pasi Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha se nuk do të lejohet krijimi i një shteti tjetër në territorin e Serbisë

“Nëse kryeministrja e Serbisë thotë se ata nuk janë të gatshëm ta përmbushin kushtin e BE-së për një marrëveshje të obligueshme me ligj dhe ta njohin Kosovën, a mos duhet të flasim për ngrohjen globale në dialog?”, shkroi Hoxhaj në facebook.

Zëvendëskryeministri ironizoi edhe më tutje duke thënë se në Ballkan po mban mot i ftohtë

“Po mbretëron një dimër i ftohtë dhe me borë në Ballkan dhe mund të jetë një diskutim interesant”.

Kryeministrja e Serbisë tha dje në një konferencë me temën Kosova- Sui Generis apo Precedent në Marrëdhëniet Ndërkombëtare se konflikti serbo-shqiptar nuk mund të zgjidhet duke përkrahur vetëm njërën palë në të gjitha kërkesat e saj.