Konferenca e PDK-së

Hoxhaj Paralajmëron Aderime në PDK

Enver Hoxhaj nënkryetari i PDK-së që doli sot në një konferencë për gazetarë pas sulmit të orëve të para të mëngjesit ndaj anëtares së kësaj partie Arbana Xharra,foli edhe për çështje tjera.

Hoxhaj deklaroi se PDK-së së shpejti do t’i bashkohen njërëz tjerë nga mediet, politika dhe shoqëria civile.

Hoxhaj në konferencë tha se sulmet si ky ndaj Xharrës kanë për qëllim frikësimin.

“Sulmi ndaj zonjës Xharra është një tendencë për frikësim të njerëzve që duan që Kosova ta ketë një fillim të ri. Ne i sigurojmë qytetarët e Kosovës, votuesit e PDK-së, se PDK-ja nuk do të ndalet që Kosova nga 11 qershori ta ketë një fillim të ri”, tha Hoxhaj.

Ai tha se PDK-ja nuk ka vija të kuqe në lidhje me koalicionet e mundshme.

Arbana Xharra u sulmua në orët e para të mëngjesit të sotëm para banesës së saj në Prishtinë.

http://kallxo.com/arbana-xharra-del-nga-spitali/

Hoxhaj deklaroi se sulmi ishte i planifikuar, ndërsa konstatoi se policia nuk po lë gur pa lëvizur për të kapur të dyshuarit për këtë sulm.

Edhe para mbajtjes së konfrencës nga Hoxhaj, PDK-ja kishte reaguar duke thënë se sulmin ndaj Xharrës e kryen ata që janë kundër demokracisë.

http://kallxo.com/pdk-sulmi-ndaj-xharres-prej-atyre-qe-u-pengon-demokracia/