Enver Hoxhaj - Foto: Atdhe Mulla

Hoxhaj: Nuk Duhet të Dalim nga Kjo Sallë Pa e Votuar Demarkacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, bëri thirrje që deputetët të mos dalin nga salla e Kuvendit pa u votuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Hoxhaj kërkoi të trajtohet kjo çështje edhe sot, deri në orët e mëngjesit nëse është nevoja, dhe të votohet Marrëveshja.

“Konsensusi mund të jetë i plotë, nëse edhe partitë e tjera në Kuvend me votën e tyre do ta votonin këtë Marrëveshje”, shtoi Hoxhaj, duke aluduar në deputetët e Vetëvendosjes dhe të Listës Serbe.

KALLXO.com po transmeton LIVE seancën për Demarkacionin.