Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Hoxhaj Koordinon Mbledhjen me Qeverinë e Maqedonisë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj u ngarkua me detyrën e përgjegjësit për të kryer përgatitjet për mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është edhe gatishmëria e kryeministrit Zoran Zaev për takim të përbashkët ndërmjet dy Qeverive.

“Propozoj që për këtë qëllim të ngarkojmë për përgatitjen e kësaj mbledhjeje zëvendëskryeministrin Hoxhaj dhe Avni Arifi të bashkëpunojë më të, që mbledhja të përgatitet në afatin optimal dhe ta informojmë qeverinë e Maqedoninë”, tha Haradinaj.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës u përmend në takimin në Prishtinë mes kryeministrave Zoran Zaev e Ramush Haradinaj.

http://kallxo.com/zaev-hetim-nderkombetar-per-rastin-kumanova/