Enver Hoxhaj | Foto: KALLXO.com

Hoxhaj: I kemi Votat, Seanca Duhet të Mbahet Sot

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehu i bindur se sot do të votohet marrëveshja e demarkacionit, ndërsa për kohën kur kjo do të ndodhë thotë se është vendim i Kryesisë së Kuvendit.

“Sot do të duhet ta votojmë. Kur do bëhet votimi e kur do mbahet seanca është vendimi i Kryesisë”, tha Hoxhaj në një dalje para mediave në hollin e Kuvendit.

Sipas tij, ajo çfarë është duke ndodhur në Kuvend është absurde, ndërsa ka përsëritur se koalicioni qeverisës i ka votat.

“Koalicioni i ka votat dhe duam të lëvizim lirshëm. Imazhi që është përcjellë sot është i keq, hyni këqyreni çka kanë raportu sot. Viti 2018 nuk do të jetë vit i tymit, por i punës”, tha tutje zëvendëskryeministri Hoxhaj.