Enver Hoxhaj | Foto: KALLXO.com

Hoxhaj: Jemi Dërrmuar nga Diskutimi për Demarkacionin

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar pas letrës që Albin Kurti ia drejtoi Ramush Haradinajt për marrëveshjen e demarkacionit.

Hoxhaj ka konstatuar se jemi dërrmuar nga diskutimet për demarkacionin

“Jemi dërrmuar nga diskutimi i temës së demarkacionit që gati tre vjet, pa qenë në gjendje ta ratifikojmë”, shkroi Hoxhaj në facebook.

Sipas Hoxhajt s’kemi nevojë për letra dhe kthim në pikën zero, por vetëm për ratifikim.

“Nuk kemi më nevojë për letra dhe ide që çojnë në pikën zero. Tani është koha për të votuar pro kësaj marrëveshjeje dhe të ecim përpara si shoqëri dhe si shtet. Deputetët duhet ta votojnë demarkacionin tash!”, tha Hoxhaj.

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dy ditë më parë iu drejtua me një letër të hapur Kryeministrit Ramush Haradinaj, në të cilën mes tjerash i kërkoi atij që të nisë nga fillimi shënjimi i vijës kufitare me këtë shtet.

http://kallxo.com/kurti-shkruan-leter-haradinajt-per-demarkacionin/

Partitë e koalicionit qeveritar kanë thënë se u mungojnë dy-tri vota të deputetëve për ta ratifikuar marrëveshjen, të cilat po i kërkojnë te partitë që refuzojnë marrëveshjen dhe ratifikimin.

http://kallxo.com/partneret-e-koalicionit-kane-shpresa-te-ndryshme-per-votat-e-demarkacionit/

Marrëveshja e demarkacionit kalon me 80 vota në Kuvend, ndërsa deri tash tri herë ka nisur dhe nuk ka përfunduar seanca me pikën e rendit të ditës ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.