Hoxha Raporton në Komisionin për Integrime Evropaine

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha do raportojë sot para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane.

Temë kryesore në mbledhjen e sotme kur pritet të raportojë vet ministrja Hoxha është diskutimi lidhur me Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për Shtete e Ballkanit Perëndimor.

Mbledhja është paralajmëruar të mbahet në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në sallën S-I

Mbledhje e Komisionit

E Premte, 02.02.2018 11:00 në sallën S-I

RENDI I DITËS

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Diskutim lidhur me Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për Shtete e Ballkanit Perëndimor, e ftuar znj. Dhurata Hoxha – Ministre e Integrimit Evropian;
  3. Te ndryshme.