Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha

Hoxha: Punë Deri në Pension për të mos u Koritur

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha që do të pensionohet pas këtij mandati, tha në “Drejtësia në Kosovë” se pensionimin e afërt e sheh si motiv për punë.

“E kam përkrahjen e gjithë stafit dhe gjyqtarëve. Dhe kjo është një satisfaksion që më bën më përgjegjës që detyrën si kryetar me krye edhe më me nder. Po shpresoj që për kaq kohë sa më ka mbetur nuk do të koritemi dhe do të bëjmë çmos për ta kryer punën me ndërgjegje dhe me profesionalizëm”, tha Hoxha.

Hoxha që nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e fitoi edhe një mandat në krye të Gjykatës në Prizren, tha se gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të avancojë ndryshimet që nisi në mandatin e kaluar.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” që u transmetua të premten mbrëma, solli rrëfime të kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve të Prizrenit, Gjakovës e Pejës.

Deklaratat e Ymer Hoxhës mund t’i ndiqni në vazhdim.

Ymer Hoxha, bashkë me shumicën e kryetarëve të gjykatave themelore u zgjodh në krye të Gjykatës në Prizren më 20 dhjetor 2016.

http://kallxo.com/perzgjidhen-kryetaret-e-gjykatave-te-kosoves/