Ministrja Edita Tahiri raporton para Komisionit për Punë të Jashtme - Foto: KALLXO.com

Hoxha: Po Ndjekim me Vëmendje Rastin e Thaçit

Gjatë raportimit të ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha në Komisionin për Legjislacion, deputeti i AAK-së Pal Lekaj e pyeti atë në lidhje me drejtorin e Policisë Rajonale në Mitrovicë Nehat Thaçi që u arrestua në kufirin Kosovë-Serbi më 29 shtator nën dyshimet për terrorizëm.

Si Kuvend kemi nxjerrë një rezolutë për lirimin e Nehat Thaçit. Për lirimin e tij nuk kemi asnjë informacion më çka ka ndodhë me të?, pyeti Lekaj.

“Jemi duke u informuar për rastin e tij nga zyra jonë ndërlidhëse atje. Dje është mbajtur seanca e radhës për të, informata e fundit për të. Jemi duke e përcjellur me vëmendje të veçantë,” tha Hoxha.

Ajo përmendi edhe angazhimet e deritashme për Thaçin.

“Kam raportuar edhe në Kuvend, unë i kam dërguar një notë verbale ministres së Drejtësisë në Serbi. Ne i kemi ndërmarrë vendimet përkatëse sa i përket mandatit,” tha Hoxha.

Sot avokati Vlladimir Gajiq që mbron Nehat Thaçin tha se pret që drejtori i policisë në Mitrovicë të lirohet deri më 28 tetor.

http://kallxo.com/avokati-pret-lirimin-e-nehat-thacit/