Hoxha: Liberalizimi i vizave në fund të vitit

Ekipi vlerësues i Bashkimit Europian nesër do të qëndrojë në Kosovës për të parë nga afër nëse është plotësuar kushti i fundit për liberalizimin e vizave – lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Takimin e parë ky ekip do ta zhvillojë me ministren e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha.

Në intervistë për Rtv21 ministrja Hoxha ka thënë se ekipit të BE-së do t’ia dëshmojnë se Kosova e ka plotësuar edhe kushtin e fundit.

Ministrja Hoxha shprehet optimiste se Bashkimi Europian në qershor do ta japë rekomandimin për liberalizim të vizave.

Ndërsa, sipas saj, në fund të vitit qytetarët do të lëvizin pa viza.

Ndiqeni intervistën me ministren Dhurata Hoxha./21Media