Dita e kushtetutës | Foto: KALLXO.com

Hoxha: Detyrë e Jona ta Mbrojmë e Respektojmë Kushtetutën

Për nder të miratimit të aktit më të lartë juridik, Kushtetutës sw Kosovës, krerët e institucioneve të vendit e përfaqësues diplomatikë, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 9-vjetorit të kësaj dite.

Në hapje të ceremonisë, e para që foli ishte ministrja e drejtesisë, Dhurata Hoxha.

Hoxha kujtoi të gjithë ata që kanë dhënë shumë për vendin. Kujtoi studentët, minatorët, mësuesit, luftën e lavdishme të UÇK-së e saktificën e atyre që dhanë jetën për liri, e që siç tha ajo “të gjitha këto u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë”.

“Miratimi i kushtetutës perveç që vuri themelet si akti më i lartë juridik, vuri parimet e një shteti demokratik. Është detyrë e gjithë neve që ta mbrojmë atë”, tha Hoxha.

Gjykata Kushtetuese është aty per na treguar se askush dhe asgjë nuk mund të dal mbi të, garantoi Hoxha.

Ndërsa Presidenti Hashim Thaçi tha se zbatimi i Kushtetutës është qenësor për shtetin e Kosovës.

Ai duke iu referuar dialogut të Brukselit tha se janë të angazhuar në promovimin e paqes dhe pajtimit.

“Institucionet tona  po punojnë që Kosova të jetë e të gjithë qytetarëve të saj”, tha ai.

Kryeparlamentari Kadri Veseli në fjalën e tij tha se pavarësisht që historia e kësaj kushtetute është vetëm 9 vjet, ajo është me e gjatë e lidhet me të kaluarën e vendit.

“Kemi shumë sfida para nesh deri sa të gjitha të drjetat të respektohen plotësisht”, tha Veseli.

E Kryeministri Isa Mustafa këtë ditë e cilësoi si arritje kulmore për shtetin, si kurorë juridike e politike.

“Keni përkushtimin e qeverisë që të zbatojmë me përpikëri çdo shkrojnë të kushtetutës”, tha ai.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama, 9 prillin e 2008-ës e cilësoi si ditën më të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësuëshme pas shpalljes së pavarësisë.

“Kushtetuta i jep jetë Pavaresisë së Kosovës, ajo në një anë është refleksion i një historie të dhimbshme e të paprecedent dhe në anën tjetër përkushtim për standardet më të larta të demokracisë”, tha ajo.

Në këtë ceremoni foli edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, i cili ishte kryesues i komisionit të hartimit të Kushtetutës.

Ai kujtoi dy sfidat më të mëdha të asaj kohe.

“Si ta sumblimojmë vullnetin e qytetarëve dhe si t’i respëktojmë obligimet ndërkombëtarë që Kosova kishte në ate kohë”, tha Kuçi.

Ai tha se Kushtetuta është sfiduar disa herë, por se është me e fortë se para 9 vjetëve, ashtu si sipas Kuçit është edhe vendi ynë.

Në fund të ceremonisë, kori i fëmijëve “Okarina” performoi para të ftuarve dy pika muzikore.

Kushtetuta e Kosovës u miratua më 9 prill 2008.

Vitin e kaluar kur po flitej për vlerat dhe sfidat e kushtetutës, Hajredin Kuçi e Enver Hasani u fishkëllyen nga disa studentë.

http://kallxo.com/studentet-fishkellejne-enver-hasanin-e-hajredin-kucin/