Hoti: Qeverinë e bëjnë LAA, VV, NISMA dhe AAK

Menjëherë pas takimit konsultativ të thirrur nga kryesuesi i seancës Adem Mikullovci,  koalicioni LAA ka thirrur një tryezë diskutimi në Kuvendin e Kosovës,  për të cilën i ka bërë ftesë Lëvizjes Vetëvendosje por jo edhe koalicionit PAN. Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, në intervistën dhënë RTV 21 thotë se nëse koalicioni PAN dështon në krijimin e institucioneve, koalicioni LAA në bashkëpunim me Vetëvendosjen, NISMEN dhe AAK-në,  brenda dhjetë dite do t’i formojnë institucionet