Hoti Uron Qytetarët për Kalimin e Demarkacionit

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka folur pas ratifikimi të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“U bashkuam në këtë kauzë për të liruar qytetarët e Kosovës. LDK me 27 deputetë e kanë dhënë votën në këtë votim, që të mbyllen të gjitha konspiracionet e ndryshme. Ju uroj qytetarëve të Kosovës për këtë arritje”, tha Avdullah Hoti pas ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit.