Foto: LDK

Hoti me Shokë nuk e Kalon Isa Mustafën

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa sipas rezultateve preliminare del të jetë partia e tretë në vend.

Nën kandidaturën e Avdulla Hotit për kryeministër, koalicioni LAA nuk ka arritur t’i grumbullojë votat të cilat LDK  kishte në vitin 2014.

Sipas rezultateve të KQZ-së, nga votat e numëruara, koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka marrë rreth 178 mijë vota. Në zgjedhjet e vitit 2014, LDK e vetme kishte marrë 184 mijë e 500 vota. Renditja e tanishme e vendosë LDK-në për herë të parë në 28 vitet e ekzistimit si subjektin e tretë në vend.