Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

Hoti: Qeveria Haradinaj i Ka Ditët e Numëruara

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara.

Hoti tha se brenda ditëve apo javëve kjo Qeveri do të shkojë sepse por t’ia lësh edhe 1 mijë ditë kësaj Qeverie nuk do të ketë asnjë sukses.

Sipas Hotit, ekzekutivi i vendit i udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk po mund të shtyjë përpara asnjë proces, madje as edhe një ligj të thjeshtë. /21Media