Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti

Hoti: Propozimi i Ramës për President Mbarëkombëtar, Mungesë Respekti

Avdullah Hoti, kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, ka reaguar ndaj propozimit për një president mbarëkombëtar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se ky propozim, të cilin Rama e dha gjatë fjalimit të tij të mbajtur në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është mungesë respekti ndaj aspiratave të kosovarëve.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka theksuar Hoti.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.

http://kallxo.com/rama-nje-president-mbarekombetar-enderr-e-realizueshme/

KALLXO.com e transmetoi LIVE seancën solemne.