Avdullah Hoti | Foto: KALLXO.com

Hoti: Pozita nuk po Respekton Rregulloren e Kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti e ka vlerësuar arbitrare sjelljen e pozitës, ndërsa ka treguar se partitë në pushtet po shkelin rregulloren e Kuvendit.

Hoti foli para gazetarëve pasi përfundoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën tha se u ra dakord vetëm kur të raportojë Presidenti i Republikës.

“U dakorduam që në seancën e ardhme të raportojë presidenti i vendit, si obligim kushtetues që e ka”, tha Hoti.

Ai deklaroi se kryesia nuk e ka vënë në rend dite kërkesën për interpelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi dolën pamje se zëvendëskryeministri dhe ministri Dardan Gashi ka shtënë me aarmë në një ndejë ku Fatmir lImaj e festoi lirimin nga akuzat e rastit MTPT.

“Ne kemi kërku me 7 dhjetor kërkesën për interpelanca, sot kemi më datë 20, e është desht mrena 7 ditë ta fusë në rend dite këtë interpelancë”, tha Hoti.

Ai tregoi se sot kërkoi që brenda këtij viti të debatohet në Kuvend për 100 ditët në qeveri të Ramush Haradinajt, por tha se pozita nuk u pajtua me këtë kërkesë.