Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti

Hoti Paralajmëron Interpelancë për Rastin Rikalo

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në një konferencë për gazetarë paralajmëroi interpelancë të qeverisë, nëse Kryeministri haradinaj nuk e shkarkon ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo.

Banorë të një objekti në Lagjen “Dardania” në Prishtinë i thanë para dy ditësh KTV-së se tash ministri ishte përfshirë në maltretim të shqiptarëve, i veshur me rroba ushtarake.

“Grupi parlamentar i LDK me forma demokratike, e jo me dhunë do të punojë për respektimin e Kushtetutës. Ne do të thërrasim interpelancë për rastin Rikalo”, tha Hoti.

Në Ditën e Demokracisë kur Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert e tij për vizitorë, Hoti që konferencën e mbajti në ndërtesën e legjislativit konstatoi se kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë shkelur rregulloret me mbylljen e seancës së thirrur nga opozita dhe me votimin e qeverisë pa debat parlamentar.

Qeveria Haradinaj u miratua të shtunën që shkoi në Kuvend, pasi më parë kaloi mocioni që të shkohet direkt në votim të saj, ndërsa të dielën u zhvillua seancë për të debatuar rreth programit qeveritar në të cilin nuk morën pjesë kabineti qeveritar dhe shumica dërrmuese e deputetëve të koalicionit qeverisës.

http://kallxo.com/kalon-ne-kuvend-qeveria-haradinaj/

Hoti deklaroi se Haradinaj e ka nisur punën me fyerje ndaj gazetarëve, ndërsa foli edhe për kërcënimin me jetë që iu bë një gazetari nga një deputet, duke aluduar në kërcënimin që deputeti Bekë Berisha i bëri kryeredaktorit të Insajderit Vehbi Kajtazi.