Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

Hoti: ‘Mashtrimi’ me Pensionet për Viktimat e Dhunës Seksuale

Deputeti Avdullah Hoti e ka quajtur “mashtrim” buxhetin e paraparë për viktimat e dhunës seksuale të luftës.

Gjatë deklarimit të tij rreth Projektbuxhetit 2018, deputeti i LDK-së tha se për viktimat e dhunës seksuale janë paraparë vetëm 1 milion euro.

“Janë paraparë vetëm një milion euro, që i bjen vetëm 300 persona mund të paguhen gjatë një viti”, tha Avdullah Hoti, i cili kritikoi edhe shkurtimin e mjeteve për projekte apo heqjen e plotë të projekteve në komuna, të parapara në bazë të memorandumit.

Po ashtu, Hoti ka kritikuar edhe mungesën e mjeteve për pensionim të parakohshëm të policëve, të parapara sipas tij nga qeverisja e kaluar.

Gjatë prezantimit të Projektbuxhetit 2018, ministri i Financave tha se në vitin e ardhshëm rritja ekonomike e Kosovës do të jetë 4.6 për qind.

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE seancën e sotme të Kuvendit.