Deklarimi i Avdullah Hotit | Foto: KALLXO.com

Hoti LDK Nuk Shkatërron Punën e 18 Vjetëve

Avdullah Hoti, teksa tregoi se grupi parlamentar i LDK-së bisedoi me një partner ndërkombëtar të Kosovës, tha se partia të cilës i takon, nuk e shkatërron punën e kryer për 18 vjet.

“LDK nuk e shkatërron për një natë atë që është ndërtu për 18 vite”, tha Hoti.

Ai tregoi pse u bisedua në takim.

“Biseduam si të koordinohemi që mos të rrezikohet ajo që ëshrë ndërtu”, tha Hoti.

Ai për situatën e krijuar pas mbledhjes së 43 nënshkrimeve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara reagoi edhe në Facebook.