Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

Hoti: Koalicioni i pakicës s’mund ta ndërtojë konsensusin

Në debatin për Raportin e Progresit, Avdullah Hoti tha se koalicioni qeverisës nuk mund ta krijojë konsensusin rreth temave të mëdha.

Ai përmendi se të mërkurën nis ndërtimi i këtij konsensusi. Në këtë ditë LDK-ja ka ftuar në takim përfaqësuesit e partive tjera për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të reja.

Hoti tha se sot do të dërgohet ftesat për këtë takim.

Në një konferencë për gazetarë, po sot, Hoti e cilësoi të dobët platformën e qeverisë për bisedimet e Brukselit.