Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

Hoti - Haxhiut: Ti po Rren

Avdullah Hoti, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së iu ka drejtuar deputetes së AAK-së në Kuvend, Teuta Haxhiut duke i thënë se ajo gjatë fjalimit të saj ka gënjyer, ka shpifur dhe ka mashtruar opinionin publik.

“Me të vërtetë po mundohem me rujtë gjuhën, por po m’i nxjerrë fjalët, me thonë që po thu të pavërteta është pak, me thonë që po thu shpifje është pak, po ta them qartë se ti po rren dhe ti po mashtron opinionin publik”, ka thënë Hoti.

Më tej ai ka shtuar se nuk i ka borxh shtetit të Kosovës.

“Në mesin e atyre 600 milionë janë të evidentuar të gjithë, në mesin e tyre kanë përfituar qindra e mijëra bujq të rrafshit të Dukagjinit. Avdullah Hoti nuk i ka borxh shtetit të Kosovës asnjë cent të vetëm. E kuptoj frustrimin tënd dhe të kryeministrit tënd, sepse tani jeni në bisht, jeni partia e pestë në Kuvend, nuk mundeni me vendos për asnjë proces, krejt çka mundeni me bo është me shpifë, me fy edhe me rrejtë”, ka përfunduar Hoti.

Teuta Haxhiu nga AAK në replikën e saj ndaj Avdullah Hotit i ka thënë se duhet të kërkoj falje për fjalët e përdorura gjatë fjalimit.

“Me rrejt edhe me bisht nuk do të duhet të ishte në fjalorin e një profesori, kam fakte që në Kompaninë Rajonale ‘Radoniqi’ deri në vitin 2009 i keni falë vetes me atë ligj, unë nuk po rrej, por po flas me fakte, të kisha ftu me kërku falje për atë gjuhë”, ka përfunduar Haxhiu.

Avdullah Hoti vazhdimisht e ka kritikuar Ramush Haradinajn për fjalë të ngjashme me ato që vetë përdori sot në Kuvend.

http://kallxo.com/haradinaj-hotit-gjithe-pushtetaret-e-kane-hallin-e-karriges/

http://kallxo.com/haradinaj-e-hoti-polemizojne-per-ndarjet-e-mjeteve-nga-qeveria/