Avdullah Hoti - Foto: Facebook

Hoti- Grave në LDK: Me Ju Lidhja Është e Plotë

Në 28 vjetorin e Forumit të Gruas së LDK-së Avdullah Hoti ka uruar gratë pjesë të kësaj partie.

“Për 28 vjet me radhë, këto aktiviste kanë qenë zëri i grave në Kosovë, në vitet e dhunës dhe luftës, në vitet e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës”, shkroi Hoti në facebook.

Ai uroi për përvjetorin kryetaren e Forumit të Gruas së LDK-së Lirije Kajtazi dhe të gjitha gratë në këtë parti.

“Ju i jepni kuptim Lidhjes! dhe me ju Lidhja! është e plotë”, përfundoi postimin Hoti.

Sot në mesditë Forumi i Gruas së LDK-së shënon 28 vjetorin e themelimit.